Agjencia Zhurnal.mk.

Dënimi me burg për Gruevskin, avokati Millanov: Do ta ankimojmë aktvendimin

Shkup, 21 Maj – Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë shpallur fajtorë në rastin e TNT për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të bizmesmenit Fiat Canoski. Gruevski, i cili prej disa vitesh është në arrati në Budapest, për këtë rast u dënua me 9 vite burg, Janakieski me 3 vite, në të cilin llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.

 

I akuzuari i tretë Trajkovski është dënuar me 4 vjet burg. Inspektorja Najdovska, e cila atë kohë punonte në komunë, është dënuar me 4 vjet burg. Të dyshuarit tjerë, të cilët në atë kohë ishin të punësuar në komunën e Gazi Babës, janë shpallur të pafajshëm.

“Patjetër se do ta ankimojmë këtë aktvendim sepse mendoj se me këtë aktvendim dërgohet një mesazh shumë i keq dhe se në vend që të ndalen ndërtimet pa leje dhe të sanksionohen, sanksionohen njerëzit që veprojnë në lidhje me objektet e ndërtuara pa leje”, tha Elenko Millanov, avokat.

Të akuzuarit duhet të paguajnë kompensim për dëmin e bërë investitorit në shumë prej mbi 11 milionë euro.

Related posts

Shilegov: Për katër vite janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit

D V

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

Xh M

Strazha, Preseka dhe aksi Mavrovë – Dibër edhe më tej të ndaluara për qarkullimin e kamionëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More