Agjencia Zhurnal.mk.

Dendias e përsëriti mbështetjen për perspektivën e BE-së të rajonit

Shkup, 6 dhjetor – Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias gjatë takimit në Komisionin për Mbrojtje Nacionale dhe Çështje të Jashtme në Parlament informoi për çështjet në politikën e jashtme duke e përmendur edhe “pjesëmarrjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe konsistente greke në Ballkan me theks në procesin integrues të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Dendias shtoi edhe se perspektiva evropiane e cilido vend nënkupton edhe respektim të kushteve të vendosura.

Mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit “nëse vazhdojnë me reformat dhe i respektojnë parimet e fqinjësisë së mirë” shprehu edhe deputeti i partisë në pushtet Demokracia e Re, Tasos Haxivasiliu, përderisa ish-kryetari i Parlamentit dhe deputet i SYRIZA-s, Nikos Vucis foli për memorandumet me Maqedoninë e Veriut të cilat ende nuk janë ratifikuar në Parlament.

Tha se është e papranueshme nga momenti kur ekziston qëndrim pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në organizatat ndërkombëtare, të “ekzistojë vendim, të paktën në periudhën aktuale në Parlament të mos vijnë për ratifikim marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut”.

Deputeti Andreas Loverdos nga partia opozitare Lëvizja për Ndryshim, për memorandumet tha se ka vonesa në ratifikim, por edhe se kupton se pse është kështu sepse Qeveria “ka dyshime për kohezionin e grupit parlamentar”, por edhe për shkak të “çështjeve të lidhura me zbatimin e marrëveshjes së vendit fqinj”.

Por theksoi se nuk e kupton se cili është pozicioni i Qeverisë greke për respektimin e marrëveshjes, sepse nuk ekzistojnë raporte për progresin dhe shtoi se ishin potencuar “tetë shkelje të marrëveshjes së vendit fqinj”, për të cilat Greqia nuk ka reaguar.

Deputeti Andonis Millonakis nga partia e djathtë Zgjidhja Greke, e cila është kundër Marrëveshjes së Prespës, u pajtua me qëndrimin e Loverdosit se marrëveshja është shkelur dhe e përsëriti qëndrimin partiak se tre Memorandumet nuk duhet të miratohen dhe nuk duhet të ratifikohen në Parlament.

Në takimin e sotëm të Komisionit për Mbrojtje Nacionale dhe Çështje të Jashtme në Parlamentin grek, pas fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme, një përfaqësues nga çdo parti kishte fjalim të tij, pas çka filloi diskutimi, por pjesa e dytë e mbledhjes ishte pas dyerve të mbyllura.

Related posts

Feta Halimi kthehet në Orizaren e tij pas tre viteve, Presioni i opozitës dhe ndërkombëtarëve jep rezultat

Redaksia

Ish-kandidati i PDSH-së në Gostivar, rreshtohet pas Arben Taravarit

D V

Ngordhje masive e guaskave në bregun e liqenit të Dibrës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More