Agjencia Zhurnal.mk.

Dëmtohet Morata, sulmuesi rrezikon sfidën ndaj Interit

Situatë e keqe për Atleticon e Madridit të trajnerit Simeone përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit më 20 shkurt.

Gjatë ndeshjes së La Ligës kundër Sevillas, Alvaro Morata u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë pas një përplasjeje të ashpër kundër Soumaré.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Realit, rreziku numër një për ziklatërit duke pasur parasysh sezonin që ka zhvilluar deri më tani, u ul në stol pa i mbajtur dot lotët.

Gjendja e tij do të duhet të rivlerësohet qartë në orët e ardhshme, por shprehja e tij dhe shqetësimi në fytyrat e shokëve të skuadrës dhe anëtarëve të stafit mjekësor të “Colchoneros” sugjerojnë se mund të jetë diçka mjaft serioze.

Related posts

Drejtuesit e Milanit përshpejtojnë kërkimin për zëvendësuesin e Piolit, emra të njohur në listë

D V

Arsenali po largon stemën tradicionale nga fanella, mësohet se me çfarë do ta zëvendësojë atë

D V

UEFA voton për ndryshim të madh të rregullave në Euro 2024, përfitojnë kombëtaret e mëdha

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky