Agjencia Zhurnal.mk.

Demiri nga BESA: Të përgjysmohet ose të hiqet përkohësisht akciza e naftës!

Shkup, 8 mars – Abdush Demiri nga Lëvizja Besa ka kërkuar të përgjysmohet akzica e derivateve të naftës ose të hiqet përkohësisht.

“Kriza e rritjes enorme të çmimeve veçanërisht të derivateve të naftës po godet në mënyrë të drejtpërdrejte bizneset e mesme dhe klasën e mesme dhe të varfër të shoqërisë dhe ky është vetëm fillimi pasojat katastrofike do të ndjehen edhe më shumë me kalimin e kohës. Ndërkohë që funksionarët LSDM-BDI çdo ditë aktrojnë se po përpiqen të bëjnë diçka ndërkohë e kanë rënduar edhe më shumë situatën, kriza po thellohet dhe qytetarët e kanë të pamundur ta përballojnë. Është e nevojshme intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së përqindjes së akcizës së derivateve të naftës ose eliminim të tërësishëm të saj deri sa të tejkalohet kjo situatë tejet e rëndë ekonomike, nëse nuk intervenohet me kohë do të vazhdohet rritja e çmimeve edhe i produkteve dhe shërbimeve tjera nga efekti “zinxhirë”., tha Abdush Demiri nga Lëvizja BESA.

Related posts

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy