Agjencia Zhurnal.mk.

Demant i ESM-së ndaj konferencës për shtyp të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 26 dhjetor SHA “ESM” i vlerëson si tendencioze dhe dashakeqe insinuatat e partisë politike VMRO-DPMNE të shprehura në deklaratën e sotme të zëdhënësit të partisë.

Procedura për furnizimit të thëngjillit nga Kosova është në vijim e sipër dhe në asnjë moment deri më tani asnjë zyrtar i negociatave nuk ka përmendur në publik detajet e negociatave, sidomos jo sa i përket çmimit të thëngjillit. Të dhënat e përmendura nga personi i treguar në deklaratën e tij janë të dhëna nga një burim i paidentifikuar i përmendur në disa media. Por, edhe ai informacion është përdorur pjesërisht, vetëm për nevojat e deklaratës së sotme, për të dëmtuar imazhin e kompanisë. Në interes të së vërtetës, sipas ekspertëve që kushtimisht i kanë konsultuar disa nga mediat, çmimi i një ton thëngjill të nxjerrë në minierat e Kosovës është 8 euro, por derisa të arrijë në REK Manastir çmimi rritet në 23 euro për shkak të shpenzimeve të transportit. Përkundër faktit se të dyja të dhënat janë të gabuara, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së në deklaratën e tij të sotme nuk e ka marrë parasysh këtë, ndoshta me të vetmin qëllim që të dëmtohet imazhi dhe reputacioni i kompanisë.

Krahasimi i procedurës për sigurimin e thëngjillit me qëllim të rritjes së prodhimit vendor dhe njoftimet për ulje të mundshme të kostove të kompanisë në përputhje me mundësitë e parashikuara me Ligjin për marrëdhëniet pune, janë joetike dhe të pamoralshme. Këto janë dy procese të palidhura që kanë një qëllim të përbashkët – përballjen me krizën energjetike që ka goditur vendin dhe kontinentin evropian.

Related posts

ABM: Bankat disponojnë me deviza të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve

Z.H

ESHS: Deri në ora 18:00, janë regjistruar 502.000 persona

D V

Dalin pamjet e testimit të Kia EV9 SUV

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More