Agjencia Zhurnal.mk.

Delta 4×4 sjellin modelin e rifreskuar të Volkwagen T7 Multivan

Adhuruesit e veturave praktike që nuk frikësohen të zbresin nga asfalti me Detla Mutlivan, do të mund të llogaritin nga gjysma e vitit të ardhshëm në këtë veturë.

 

Në mesin e projekteve të paralajmëruara të kompanisë gjermane Delta 4×4, që prej viteve merren me prodhimin e veturave për terren malore, në Volkswagen thonë se T7 Multivan i ri do të jetë një version “off-road” që blerësit do të mund ta kenë në garazhin e tyre nga viti i ardhshëm.

Në “renderët” e publikuar mund të shihet sesi do të duket Multivan për nomadëd e dhënë pas aventurave, e me komponentët e reja prapa të cilave qëndron kompania gjermane Eibach & Bilstein, thuhet se karroceria është shtuar për 40 milimetra.

Përveç dritave shtesë në mbrojtësin e pasmë – aty janë edhe hapësira e mjaftueshme për kanisterët, lopata dhe pajisje tjera që ndihmojnë në nxjerrjen e veturës nëse ngec diku në baltë apo borë.

Nën mbrojtëse nga balta do të ketë hapësirë të mjaftueshme për fellnet 18 inç që kanë gomat për terren malore me dimensione 255/55/. Në Delta planifikohet të vjen edhe modeli me fellnet prej 20 inç.

Volkswagen prezantoi T7 Multivan e ri në qershor. E përveç motorëve me benzinë dhe naftë, është zgjeruar oferta edhe për versionin hibrid “plug-in” që në kombinim me motorin me 1,4 litra dhe atë elektrik prodhon 218 kuaj-fuqi.

Related posts

Për shitje rekord të veturave, Ferrari nuk pati nevojë për një model SUV

D V

Kamionët-trolejbusë hibridë po bëhen realitet në Gjermani

D V

Toyota Supra e akorduar duket si një peshkaqen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More