Agjencia Zhurnal.mk.

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 22-të në Superligë, ja kush e drejton derbin Drita – Ballkani

BKT Superliga e Kosovës sa vjen e bëhet më interesante, pasi tani çdo ndeshje ka peshën dhe rëndësinë e vet.

Në xhiron e 22-të do tëketë disa ndeshje shumë interesante, por ajo kryesorja zhvillohet në Gjilan.

Dy konkurrentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani do të përballen me fillim nga ora 13:00, ku ky takim gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Fatlum Berisha e Granit Hyseni.

Të shtunën përballet edhe Llapi me Malishevën, takim që drejtohet nga Mervan Bejtullahu.

Ndërkohë ditën e diel në program janë për t’u zhvilluar tri ndeshje të tjera shumë interesante.

Prishtina do ta pres Gjilanin në Suharekë me fillim nga ora 13:30, ku kjo ndeshje drejtohet nga Dardan Çaka.

Dy duelet tjera të ditës së diel zhvillohen nga ora 13:00, ku Feronikeli pret Dukagjinin, derisa Ulpiana është nikoqire e Drenicës.

 

Related posts

BDI: SHBA, BE, Londra e Parisi mbështesin Maqedoninë Europiane

Xh M

Osmani – Putraj: Bashkëpunim me Hesen dhe mbështetje për eurointegrimet

Xh M

Ballkani i Hapur/ Zaev: Marrëveshjet për një treg të përbashkët të punës me rëndësi të veçantë për qytetarët

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More