Në fundjavë zhvillohet xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku do të kemi takime mjaft interesante.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.
Dardan Çaka do ta drejtojë kryendeshjen e javës së 20-të, e cila zhvillohet të shtunën në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Llapit. Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri janë dy asistentët e Çakës në atë përballje. Në VAR do të jetë Mentor Ajeti.
Ndërkohë, në tjetrën ndeshje të zjarrtë të po kësaj xhiroje që luhet në Podujevë mes Prishtinës dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor do të jetë, Genc Nuza, ndërsa ndihmës të tij Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj. Në VAR është vendosur Lirim Jashari.
Delegimet e plota të gjyqtarëve. /Gazeta Olle/