Agjencia Zhurnal.mk.

Delegohen gjyqtarët për javën e tetë, ja kush i gjykon takimet kryesore

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e tetë të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Të shtunën na presin dy takime hapëse të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ku do të vendoset për liderin e tabelës, ndeshja do të drejtohet nga Visar Kastrati, derisa asistentët do të jenë Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti, gjyqtar i katërt Lirim Jashari, ndërsa Shpëtim Murtezi në dhomën e VAR-it.

Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Kjo ndeshje i është besuar Dardan Çakës, me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti dhe Erdall Zasella (VAR). /Gazeta Olle/

Related posts

Nuhiu thyen heshtjen dhe flet pas largimit nga Drita

Redaksia

Presidenti Pendarovski uron fillimin e negociatave me BE-në

Z.H

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More