Pas ndeshjeve ndërkombëtare, tani është koha që të shohim futboll të Superligës dhe Ligës së Parë.
Kjo javë do të karakterizohet me takime shumë interesante, ku edhe janë deleguar gjyqtarët dhe asistentët kryesorë, shkruan Sheshi.info
Dueli mes Vëllaznimi – Istogu në grupin A do të udhëhiqet nga Selim Isufi me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.
Në grupin B takim interesant pritet të jetë ai mes Kikës dhe Vushtrrisë, ku Ardit Halilaj është caktuar si gjyqtar kryesor, me asistentët Hasan Llallo dhe Liridon Selmani.
Më poshtë mund ta gjeni edhe listën e plotë të ndeshjeve dhe gjyqtarëve të deleguar.