Agjencia Zhurnal.mk.

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 19-të të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Pas një pushimi të gjatë, Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të.

Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli.

Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

E diela vazhdon me dy takime të tjera, të cilat gjithashtu pritet të jenë interesante.

Visar Kastratit i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin Malisheva – Prishtina, me asistentët Fatmr Sekiraqa dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Delegimet e plota të gjyqtarëve për xhiron e 19-të të Superligës:

 

/Gazeta Olle/

Related posts

Merkel: Bashkpunimet rajonale kanë mbështetjen e BE-së dhe Gjermanisë

N E

Starton java e shtatë, sot tri ndeshje shumë interesante në Superligë

Redaksia

Mickoski: Alternativa duhet të del nga Qeveria nëse s’kemi datë për BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More