Agjencia Zhurnal.mk.

Delegacioni kuvendor në Ros-Rot seminarin e AP të NATO-s në Beograd

Shkup, 15 nëntor – Delegacioni kuvendor në përbërje të së cilit janë deputetët Arta Bilalli – Zendeli dhe Ilia Nikollovski marrin pjesë në seminarin 101 Ros-Rot të Asamblesë Parlamentare të Organizatës Veriatlantike dakorduese (AP e NATO-s), që prej sot deri më 17 nëntor mbahet në Beograd.

 

Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, Arta Bilalli-Zendeli është shefe e Delegacionit ndërsa Ilija Nikollovski, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s).

Në këtë seminar do të debatohet për integrimin euroatlantik, Partneritetin për paqe dhe rrugën drejt tejkalimit të sfidave në Ballkanin Perëndimor. Seminari është i ndarë në gjashtë sesione: në Sesionin e Parë do të debatohet për Serbinë në komunitetin euroatlantik: zhvillimi i fundit i ngjarjeve, në Sesionin e Dytë do të debatohet për Stabilitetin në Ballkanin Perëndimor: çështjet bilaterale dhe rajonale, në Sesionin e Tretë do të debatohet për dezinformimin, lajmet e rreme dhe kohezionin social në Ballkanin Perëndimor, në Sesionin e Katërt do të debatohet për Ballkanin Perëndimor dhe fleksibilitetin: sfidat e Kovid-19 dhe degradimi i mjedisit jetësor, në Sesionin e Pestë do të debatohet për Ballkanin Perëndimor: sfidat dhe zgjidhjet ekonomike dhe sociale, në Sesionin e Gjashtë do të debatohet për Rezistencën sajber në Ballkanin Perëndimor: praktikat më të mira.

Siç është paralajmëruar, pjesëmarrësve në seminar me fjalime përshëndetëse do t’u drejtohen presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Dragan Sormaz, shef i delegacionit serb në AP të NATO-s, Ivica Daçiq, kryetar i Parlamentit të Republikës së Serbisë dhe Urs Shmid, ambasador i Zvicrës në Serbi.

Gjithashtu, të pranishmëve do t’u drejtohen edhe Atila Mesterhazi, nënkryetar i NATO-s, Nebojsha Stefanoviq, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë, Mimi Kodheli, nënkryetare e NATO-s, Nikolla Selakoviq, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Josip Bërkiq, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i BeH dhe ekspertë të tjerë.

Related posts

Në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore për dalje nga Maqedonia

Redaksia

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

Mbi 130 kompani dhe 500 ekspozues vendorë të përfshirë me pakon e pestë masash për industrinë për organizimin e ngjarjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More