Agjencia Zhurnal.mk.

Delegacioni i Kuvendit në sesion të Rajonit Evropë të AP së Frankofonisë në Tiranë

Shkup, 26 nëntor – Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Tiranë do të marrë pjesë në sesionin e 33-të të Rajonit Evropë të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë.

 

Në përbërje të delegacionit janë Abdulla Saliu, kryetar i Seksionit dhe shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë. Nenad Kociq, nënkryetar i Seksionit dhe Safije Sadiki Shaini, anëtare.

Siç informoi Sektori i Kuvendit për marrëdhënie me opinionin, temë kryesore e sesionit të 33-të të Rajonit Evropë të AP të Frankofonisë është përballja e shoqërive dhe parlamenteve me krizën e shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

“Në dy panel-diskutimet e parapara do të këmbehen përvoja dhe njohuri mes deputetëve për krizën shëndetësore dhe gjeopolitkën – çështje dhe perspektiva”, ceket në kumtesën nga Shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Related posts

Konferencë shtypi e KSHZ-së me rastin e fillimit të Regjistrimit (drejtpërdrejtë)

D V

28 shtatori, ditë jo pune për pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Maqedoni

D V

Stefoska: Jam e bindur se prej sot Akuadukti fiton kujdesin dhe vëmendjen e merituar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More