Agjencia Zhurnal.mk.

Delegacion i Kuvendit në punëtori në Gjenevë

Shkup, 25 tetor – Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Abdulla Saliu, shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë dhe Beti Stamenkoska Trajkoska, anëtare e Delegacionit do të marrë pjesë në punëtorinë për forcimin e rolit të deputetëve në vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në procesin e Pasqyrës Periodike Universale që do të mbahet më 25 dhe 26 tetor 2021 në Gjenevë.

Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, qëllimi i mbajtjes së punëtorisë është t’u mundësojë parlamentarëve të luajnë rol udhëheqës në avancimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në punën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe Pasqyrën e tij Periodike Universale përgjegjës për vlerësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryesisht për shkak të privilegjeve të tyre kushtetuese. Rezulton se 80% e rekomandimeve të këtij mekanizmi të KB-së kërkojnë ndërhyrje parlamentare.

Një nga temat është edhe Pandemia KOVID 19 e cila u bëri thirrje shumë vendeve të ndërmarrin masa urgjente për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë. Sfida kryesore me të cilën përballen vendet është t’i përgjigjen me efikasitet kësaj krize shëndetësore, njëkohësisht duke siguruar që masat që i ndërmarrin nuk i cenojnë të drejtat e njeriut dhe liritë publike të qytetarëve, thuhet në kumtesë.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy