Agjencia Zhurnal.mk.

Delegacion gjerman viziton KF Llapin dhe ambientet e klubit

Koordinatori i Partneritetit të Komunave Velbert-Podujevë, z. Rrahman Islami dhe delegacioni prej 10 anëtarësh kanë vizituar sot KF Llapin dhe janë njoftuar nga afër me kushtet e punës dhe funksionimit të klubit. Njëherit, në takimin e sotëm këtë delegacion e ka pritur kryetrajneri i KF Llapi, z. Tahir Batatina.

Koordinatori z. Islami ka theksuar se kushtet të cilat i ka krijuar KF Llapi dhe sukseset e arritura janë falë punës dhe përkushtimit të madh të kryesisë së klubit dhe veçanërisht kryetrajnerit Batatina.

Kryetrajneri Batatina ka falenderuar z. Islami dhe gjithë delegacionin për vizitën që ia kanë bërë klubit dhe ambientit të punës si dhe ka theksuar se vizita të tilla janë në dobi të sportit llapjan, veçanërisht futbollit ku dihet se KF Llapi është klubi i vetëm i futbollit në Podujevë që ka arritur të fitoj dy herë rresht Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën.

Fjalë përshëndetëse dhe mjaft me vlerë për klubin ka thënë edhe Drejtori i Sportit në Komunnën e Velbertit, z. Hans i cili ka përgëzuar drejtuesit e klubit për pritjen, organizimin dhe kushtet e punës.

Delegacioni gjerman është shoqëruar edhe nga Drejtori i Sportit në Komunën e Podujevës, z. Pajtim Balaj.

“Klubi jonë është falenderues ndaj delegacionit të Velbertit për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë si dhe iu dëshiron pushim të rehatshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Related posts

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Redaksia

Klinika e fëmijëve në Shkup përballet me mungesë infermierësh

Xh M

Filipçe nga Kavadari: Takoj mbi 200 njerëz në ditë, besimi ndërtohet ballë për ballë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy