Agjencia Zhurnal.mk.

Del Piero rikthehet pas 10 vitesh në Allianz Stadium – nuk ishte në një ndeshje të Juventusit në shtëpi që nga largimi

Alessandro Del Piero është rikthyer në Allianz Stadium për herë të parë që nga viti 2012 për ndeshjen e që Juventusi e zhvilloi kundër Bolognas këtë mbrëmje.

Ish-reprezentuesi italian nuk është rikthyer në stadiumin e Torinos pas largimit të tij nga klubi në vitin 2012, kur mori duartrokitje të vazhdueshme nga tifozët.

Pavarësisht shërbimit të tij besnik ndaj Bianconerëve, ai u befasua që nuk mori një rinovim të kontratës atë vit dhe u largua në një mënyrë që nuk i përshtatej karrierës së tij të gjatë.

Del Piero e shikoi ndeshjen e Juventusit kundër Bolognas këtë mbrëmje nga tribunat e Allianz Stadium, duke u rikthyer për herë të parë pas një dekadë.

Ai u prit me ovacione kur doli në ballkonin e zonës VIP, ndërsa klubi kishte përgatitur edhe fanellën e re me numrin 10.

Teknikisht, Del Piero u kthye në stadium më 30 maj 2017, kur mori pjesë në një miqësore bamirësie, por Juventusi nuk u përfshi atë ditë dhe stadiumi thjesht ishte mikpritës i ndeshjes.

Del Piero bëri 705 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, duke shënuar 290 gola dhe duke dhënë 150 asistime.

Ai është lojtari më i dashur në histori të klubit nga tifozët. 

Related posts

Brazili fiton thellë ndaj Uruguait, Argjentina me vështirësi ndaj Perusë

D V

Bamirësia e madhe e Thomas Tuchel – djali i shtëpiakes së tij kishte problem me zemër, trajneri pagoi operimin dhe pastaj iu bleu edhe një shtëpi në Filipine

D V

Vritet me armë zjarri sulmuesi 22-vjeçar, reagon klubi francez

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More