Shkup, 17 tetor – Deklaratë për media e shefes së Misionit monitorues të Zgjedhjeve lokale të ODIHR -it në Maqedoninë e Veriut, Tana de Zulueta, e cila do të vizitojë vendvotimin nr. 2805 të Komunës Qendër.
Vëzhguesit e OSBE-ODIHR janë të shpërndarë nëpër gjithë vendin. Shefja e këtij misioni vëzhgues, Tana De Zulueta, tha se të angazhuar janë 165 vëzhgues.
Sipas saj, ky numër është i mjaftueshëm për të monitoruar këtë procesin zgjedhor.
Sa u përket defekteve me aparatet për votim për identifikimin biometrik të qytetarëve, De Zulueta tha se mbajnë shënime dhe pasqyra e përgjithshme do të shihet në fund të ditës.