Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive

Shkup, 17 tetor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot deklaroi se shpreson se dita e zgjedhjeve do të kalojë në atmosferë pozitive. Ai theksoi se çdo shtet serioz duhet të mbetet mobile deri në fund të procesit zgjedhor.

 

“Sipas informacioneve të deritanishme, ja tani gjysma e ditës zgjedhore në rrethin e parë zhvillohet në atmosferë pozitive. Unë shpresoj se deri në fund të ditës zgjedhore do të mbetet kështu dhe kuptohet pas orës 19:00, në periudhën kur duhet t’I numërojmë dhe shpallim rezultatet e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, çdo shtet serioz duhet të mbetet mobile deri në fund të procesit zgjedhor”, deklaroi presidenti pasi sot me bashkëshorten votoi në lagjen e Autokomandës.

Pendarovski pret edhe më 31 tetor, gjatë rrethit të dytë, siç tha, ta mbajmë integritetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. 

Related posts

Duma: Autopsitë e trupave të karbonizuar janë jashtëzakonisht të komplikuara

D V

Analizë/ Në Kumanovë pritet betejë mes LSDM-së e VMRO-së, por kujdes nga Dimitrievski!

N E

“Ujësjellësi” i Shkupit dhe BERZH nënshkruan marrëveshje për grant prej miliona eurove

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More