Agjencia Zhurnal.mk.

Dejvid Gir: Procesi i skriningut po realizohet pozitivisht

Shkup, 21 shtator – Procesi i skriningut që filloi më 15 shtator me Komisionin Evropian, po realizohet pozitivisht me angazhim të madh nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ky është proces i gjatë i cili kërkon përfshirje nga të gjitha ministritë, deklaroi sot shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.

 

“Procesi i skriningut filloi më 15 shtator. Një delegacion i madh nga Republika e Maqedonisë së Veriut është në Bruksel. Kuptohet se ai proces filloi nga ana e Komisionit Evropian me sqarime në lidhje me standardet dhe kërkesat të cilat vendi juaj duhet t’i përmbushë e gjithë kjo me qëllim që të bëhet vend anëtar i BE-së, kështu që gjithçka po ecën pozitivisht. Me të vërtetë ka angazhim të madh dhe përfshirje të madhe nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Gir në Tetovë ku mori pjesë në fillimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITIES”.

Euroambasadori vlerësoi se ekziston partneritet i madh gjatë skriningut, por theksoi se ai është proces i gjatë i cili kërkon punë dhe angazhim të madh nga ana e të gjitha ministrive nga vendi juaj, kështu që së shpejti do të vijë edhe koha kur edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu do të duhet të përfshihet në të.

Ai sqaroi se skriningu fillon me të a.q. “Themele” ose “Vlera themelore” të BE-së, të cilat i mbulojnë sundimin e drejtësisë, qeverisjen e mirë, reformat në administratën publike dhe menaxhimin me financat publike.

“Nën këtë proces të skriningut janë të përfshirë të gjitha sferat e tjera sepse flasim për 33 kapituj për të cilët duhet të negociohet, domethënë, në praktikë flasim virtualisht për të gjithë kapitujt të cilët kanë lidhje me anëtarësimin e vendit tuaj”, shtoi euroambasadori.

Skriningu do të përbëhet nga dy nënfaza, gjegjësisht procese. Njëri është skrining shpjegues gjatë të cilit Komisioni Evropian do të përditësojë të drejtën relevante të BE-së, duke qenë se kanë kaluar disa vite nga mbajtja e takimeve fillestare shpjeguese dhe në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe procesi i skriningut dypalësh. Nëpërmjet procesit dypalësh, vendi do të duhet të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me ligjin e BE-së dhe planet për përputhshmëri të mëtejshme, duke ndërtuar kapacitete institucionale dhe administrative, si dhe burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe TI për zbatimin e standardeve evropiane. Proceset do të zbatohen sipas Metodologjisë së re në nivel grupesh, në periudhë që do të zgjaste të paktën një vit.

Related posts

Micevski: Ende nuk e kemi marë materialin shtesë për përmbajtjen e kornizës negociuese

Z.H

Aksident trafiku në lagjen Gjorçe Petrov

Xh M

PRSD pranon propozimin francez

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More