Agjencia Zhurnal.mk.

Dëgjohet shpërthim në Mitrovicën e Veriut

Një shpërthim është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut pak minuta më parë.

Gazetarët e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raportojnë se shpërthimi është dëgjuar afër Spitalit që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve përballë shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes apo piroteknik.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar se a është mjet piroteknik apo ekspoloziv, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për shpërthimet që po dëgjohen në Mitrovicën e Veriut edhe në ditët paraprake.

Sonte në orën 20:00 është bërë ndërrimi i zyrtarëve policorë të cilët po qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

KALLXO.com po qëndron në veri të vendit ku po përcjellë nga afër zhvillimet që po ndodhin në këtë zonë.

Mbrëmë Policia e Kosovës e ka paralajmëruar  rritjen e prezencës së zyrtarëve në pjesën veriore të vendit me qëllim të arritjes së objektivave.

Related posts

Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin mars – prill

D V

COVID-19 po dëmton sistemin nervor, shkakton mpiksje e dëmtim të enëve të gjakut

D V

Kapen mbi 18 mijë euro të padeklaruara në kufi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More