Agjencia Zhurnal.mk.

Degardimi i opozitës

NGA: SKENDER MUSLIU

 

Opozita rregullisht kritikon shumicën parlamentare, se ajo po sillet në mënyrë arrogante gjatë marrjeve të vendimeve në Kuvendin e Kosovës, me pretekstin se po keqpërdor « numrat » që i ka. Mirëpo numrat që i ka shumica parlamentare, nuk janë rezultat i vjedhjeve, kontrabandimit dhe manipulimit të votave, siç ka ndodhur në të kaluarën pikërisht nga opozita e sotme, por këto numra shprehin vullnetin e lirë të sovranit që u shpreh gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të 14 shkurtit, me ç’rast LVV-ja dhe iniciativa « Guxo » morrën mbi 50 % të votave.

Në këto zgjedhje sovrani vendosi që PDK-ën, LDK-ën dhe AAK-ën t’i çojnë në opozitë, kurse Nismën dhe AKR-ën t’i pensionojnë, sepse këto parti përmes manipulimit të proçeseve suksesive zgjedhore, kontrabandimit dhe kalkulimit të votave, bënin koalicione mbi parimin e hajnisë, duke qëndruar në pushtet pa kufi. Prandaj vendimet e Kuvendit të Kosovës nuk mund të kualifikohen si arrogancë të numrave, por si shprehje e lirë e vullnetit të popullit, mirëpo, si po duket sulmi është mbrojtja më e mirë.

Thirrja e opozitës në arrogancën e numrave është bërë dukuri e shpeshtë, sa herë që opozita nuk ka argumente apo propozime alternative për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, ajo thirret në këtë arrogancë, për t’a penguar punën e Kuvendit, rrjedhimisht të Qeverisë, me qëllim që pastaj t’i kritikojnë kinse për keqeverisje.

Kjo opozitë që kritikon qorrazi, dëshiroj t’ua përkujtoj arrogancën e tyre të numrave, respektivisht kur LVV-ja protestonte me këmëngulje për bllokimin e vendimeve, duke hedhur gaz lotësjellës në Kuvend, duke bllokuar mikrofonin e kryeparlamentarit, ata miratuan Demarjacionin, « Zajednicën », Gjykatën Speciale dhe shumë vendime tjera, që sot e asaj dite Kosova i vuan pasojat, kjo është arroganca e vërtetë në dëm të shtetit.

Po këta « arroganta » në mënyrë korruptive shitën distribucionin e rrymës për 26 million euro, vlerë qesharake, si pasojë, përveç krizës energjetike botërore, edhe kjo ka ndikuar në krizën aktuale me rrymën në Kosovë.

Kriza energjetike e Kosovës është reszultat i një krize globale, Kosova harxhon më shumë se sa prodhon, prandaj importon rrymë, edhe përkundër çmimit shumë të lartë, sikur i gjithë rajoni. Rrymën që e importon, Qeveria e subvencionon konsumimin, prandaj edhe i bënë thirrje qytetarëve që t’a kursejnë, me qëllim që mos të ketë rritje të çmimit. Mirëpo opozita me qëllim po e politizon krizën energjetike për poena politik, fatkeqësisht.

Dje në mledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, përveç tjerash, në rend dite ishin disa Marrëveshje ndërkombëtare, të cilat edhe pse ishin në interes të madh për Arsimin e Kosovës duke përfituar grande të ndryshme nga fondet e BE-së, ato nuk u miratuan, në shenjë proteste, siç u shpreh opozita, me pretekstin se shumica parlamentare po e shfrytëzon « arrogancën e numrave » për të marrë vendime pa opozitën.

Ironia dhe demagogjia e kësaj opozite nuk ka fund. Kështu kryetari i Komisionit për Siguri në Parlamentin e Kosovës, Bekë Berisha nga AAK-ja, gjatë një raportimit të drejtorit të policisë së Kosovës, ai e pyet, se pse nuk po zgjidhen vrasjet e pasluftës dhe çka keni ndërmarrë ju për këte ?! Këtij personi, vonë i paska dalë gjumi, duke harruar se shefi i tij, ka qenë disa herë kryeministër.

Rasti tjetër, po ashtu në Komision parlamentar, gjatë raportimit të Ministrit të Bujqësisë lidhur me keqpërdorimet milionëshe që i kanë bërë Qeveritë e kaluara për subvencionet, si duket e lëndoi deputeten e PDK-ës, Ganimete Musliun, partia e së cilës ka qenë pjesë e keqpërdorimeve. Kështu ajo, gjithënjë në mungesë të argumeneteve, zgjodhi ofendimet, e quajti ministrin rrugaç, e gjuajti me ujë pastaj edhe me gotë. Kjo është po ajo deputete, e cila edhe pse nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Kuvendit, kishte shkuar në fund të mbledhjes vetëm për t’u nënshkruar, me qëllim t’a përfitojë mëditjen, që nuk e ka merituar.

Ose Ramush Haradinaj, që nga fillimi i Qeverisë Kurti, kritikon pa kurfar argumenti, duke e quajtur kryeministrin Kurti, rrenc, mashtrues dhe hajn, por edhe duke e etiketuar se Kurtin e paskan regrutuar dhe se ai punon për ndonjë agjenci të huaj. Këto etiketime të paskrupullta, ofenduese dhe denigruese ndaj personalitetit të kryeministrit janë të papranueshme, të dëmshme, sidomos kur ato vijnë nga një person që vet ka qenë kryeministër.

Këto linçime dhe ofendime të liga ndaj kryeminbistrit Kurti, i cili njihet si person i pakorruptuar, i pashantazhuar, që lufton korrupcionin dhe krimin e organizuar, duhet ndalur ose ato pretendime të paraqiten në prokurori, kurse Ramush Haradinajt i ngelë që t’a justifikojë pasurinë e tij shumë milionëshe.

Kjo gjuhë e vrazhdët e komunikimit të politikanëve të « profilit të lartë » që është prezent në dy dekadat e fundit, tregon nivelin e edukatës, kulturës dhe mosemancipimit politik.

Një pjesë e mirë e opozitës është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar, prandaj duke iu frikësuar drejtësisë, ata bëjnë ç’mos që t’a bllokojnë punën e institucioneve, mirëpo herët apo vonë drejtësia do t’i kapë.

Bruksel, 25 Dhjetor 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar

Related posts

Koment / Kur kritikoni dikë për qëndrime antiperëndimore, kujtohuni sa vite ishit në koalicion me Gruevskin dhe Ivanovin!

I Z

Kush janë heronjtë?

D V

Çështja shqiptare në Maqedoni – fillimet e një veprimi politik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More