Agjencia Zhurnal.mk.

Debati për ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik në RMV do të vazhdojë të hënën

Shkup, 19 maj – Në Kuvend sot përfundoi debati për ndryshimet e propozuara të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Për propozim ligjin do të votohet plotësisht.

Gjatë debatit, nga opozita edhe njëherë akuzuan se është keqpërdorur flamuri evropian, se Marrëveshja për “Bechtel dhe Enka” është bërë në bazë të ligjeve inekzistuese, se me të dhe me ligjet e tjera çrregullohet i tërë sistemi i planifikimit planor dhe ndërtimi në shtet, dhe se hapen dyert për korrupsion.

Ndërkaq nga shumica në pushtet, replikuan se opozita e hamendëson opinionin me manipulime, dhe se ndryshimet që bëhen në ligj nuk kanë të bëjnë vetëm me një projekt, por për të gjitha rrugët shtetërore, hekurudhat dhe gazpërçuesit magjistral të cilët do të ndërtohen në shtet në periudhën e ardhshme. me to, siç thonë, projektet e interesit publik dhe strategjik do të mund të realizohen me procedurë e cila do të përshpejtohet, ndërkaq do të mundësojë zhvillim më të shpejtë të ekonomisë dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE, mes tjerash pyeti se si mundet vlerësimi i cili është bërë në vitin 2018, se këto korridore do të kushtojnë 600 milionë euro, tani u rrit në 1,6 miliardë euro. Ai theksoi se në këtë ligj për planifikim urbanistik janë fshehur edhe ato ligje të cilat ishin tërhequr për pyjet, tokën bujqësore dhe trashëgiminë kulturore.

“Mënyra në të cilën Bllagoj Boçvarski dhe Artan Grubi dëshirojnë ta shtyjnë këtë ligj me gjetjen e ekspertëve të shquar nga pjesa e urbanizmit të cilët u përveshën të nënshkruhen në ndonjë ligj me të cilin suspendohet e tërë procedura për ndërtim apo suspendohet ajo që vlen si rregulaltivë ligjore për të gjitha subjektet e tjera në Republikën e Maqedonisë”, tha Zdravkovski.

Sipas tij, keqpërdorimi i flamurit evropian është notuar shumë herë nga ana e komisionit evropian dhe pushteti nuk duhej as të mendonte ta bëjë atë me flamurin evropian.

“Nga oda e inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar japin rekomandim se me shkurtimin e procedurave të njëjtat bëhen jotransparente, ndërsa me tjetërsimin e procedurave çrregullohet qasja profesionale në pjesën e planit dhe të inxhinierisë”, tha Zdravkovski.

Deputetja Maria Georgievska nga LSDM, në replikë drejtuar Zdravkovskit theksoi se ndryshimet e ligjeve janë bërë vetëm për përditësim të pikave të detektuara të cilat në periudhën e kaluar kanë pamundësuar që gjërat të lëvizin më shpejtë, dhe asgjë tjetër, ndërkaq e tërë pjesa tjetër, tha ajo, janë spekulime.

Lidhur me akuzat në llogari të ministrit Boçvarski, Georgievska tha se Federata evropiane për rrugë në statistikën rrugore prej vitit 2016 e cila mbështetet në të dhëna të Eurostatit, e ka ranguar vendin në shtetet më ulët të ranguara sipas mjeteve të shpenzuara për infrastrukturë rrugore. Që të zvogëlohet një mangësi e këtillë Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i atëhershëm, sipas saj, pas një sërë konkursesh të pasuksesshme për ndërtim të autostradave, nga shtatë të paraparat, u reduktuan në dy autostrada dhe “në atë që është arritur me marrëveshjet me ndërmarrjet kineze”.

Eli Panova nga VMRO-DPMNE tha se një kilometër i ndërtuar në vend do të kushtojë dyfish nga shtetet e fqinjësisë, që është absurd të cilin nuk mund ta arsyetojë kurrfarë veprimi apo ndërkaq do ta arsyetojë flamuri evropian, projekt për të cilin thotë, do të detyrohen edhe nipërit dhe stërnipërit tanë.

Ajo shtoi se prej se kuptuan se po humbin në çdo fushë, “artanistët vendosën ta luajnë raundin e fundit të rulosë si bixhozxhiu i cili është i vetëdijshëm se e ka humbur pagën, ka vendosur t’i hipotekojë shtëpinë, gruan dhe fëmijët, vetëm që të shpëtohet, sepse konsideron se paratë janë gjithçka në ketë dhe duhet të shpëtohet.

Ajo shtoi se, fillimisht u fshehën prapa deputetëve të pushtetit, të cilët u nënshkruan në propozim ligje pa e ditur se çka nënshkruajnë, ndërsa tani fshihen prapa flamurit evropian dhe prapa nënshkrimeve pa emër dhe mbiemër, në tabela korrespondente.

Ligjet ekzistojnë për t’i mbrojtur qytetarët, por këto ligje të cilat tani janë në procedurë kuvendore, janë, thotë ajo, për t’i mbrojtur krerët e pushtetit dhe interesat e tyre të biznesit.

Në replikën e saj drejtuar Panovës, Daniella Nikollova nga LSDM theksoi se është e pritshme të paraqiten gjeshtra dhe manipulime, sepse qëllimin e kanë, çdo të mirë për shtetin ta paraqesin si dështim të shtetit dhe se nuk u konvenon të realizohen projekte strategjike në kohën derisa në pushtet është LSDM-ja.

Ajo theksoi më tej se në deklaratën e dhënë për AIM-n të ambasadores amerikane Ageler se janë të pabaza kritikat e opozitës dhe se procesi në të cilin është involvuar Bechteli është plotësisht ligjor dhe transparent. Nikollova tha edhe se ipo ky ligj i cili sot po plotësohet, në vitin 2021 ishte vlerësuar si kushtetues nga ana e Gjykatës kushtetuese.

Boris Kërmov nga E Majta theksoi se si parti kërcënuan se do t’i bllokojnë të gjitha ligjet nga Bechtel dhe Enka dhe për atë qëllim kanë përgatitur 6.664 amandamente, deri më tani i kanë lëshuar vetëm ato për Ligjin për marrëdhënie pune, pas çka pasi që pushteti e ka parë se janë seriozë, ligjet e tjera përfunduan me flamur evropian.

Lidhur me vetë ligjin, thotë ai, është absolutisht e qartë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë interesi publik, për kurrfarë interesi strategjik, por siç thotë, për projekt korruptues të BDI-së.

Pas debatit rreth kësaj pike, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu mbledhjen e 115-të, ndërsa vazhdimin e paralajmëroi për të hënën, më 22 maj.

Related posts

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy