Agjencia Zhurnal.mk.

Debati për ligjin e ri për marrëdhënie pune vazhdon pas pushimeve

Shkup, 27 korrik – Ligji i ri për marrëdhënie pune me të cilin në tërësi do të rregullohet kjo sferë sipas gjitha gjasave do të hyjë në procedurë kuvendore në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit dhe do të miratohet deri në fund të vitit.

 

“Draft versioni i zgjidhjes ligjore është përgatitur nga ana e MPPS-së. Debati për të do të vazhdojë pas përfundimit të pushimeve vjetore me të gjithë pjesëmarrësit të cilët janë të prekur nga miratimi i kësaj zgjidhje ligjore. Ne si Ministri e përgatitëm ligjin në versionin fillestar të punës, i cili gjithsesi do të plotësohet, ndryshohet, sepse duam të kemi sens për të gjithë, sepse kjo i adreson problemet e punëtorëve, punëdhënësve, të nënave të cilat duhet të shfrytëzojnë pushim të lehonisë, kështu që, nuk do të doja të flas për të në periudhën që vijon”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të kopshtit të fëmijëve në Stajkovc.

Në lidhje me zgjidhjen ligjore për të dielën – ditë e pushimit javor ajo theksoi se kjo bëhet në interes të punëtorëve.

“Ata janë kapitali më i madh i një shteti kur flasim për sistemin e marrëdhënieve të punës. Zgjidhjen ligjore e punuam shtatë muaj të tërë, në mënyrë shumë publike dhe transparente me pjesëmarrje të të gjithë partnerëve nga dialogu social, në pesë mbledhje të Këshillit Ekonomik-Social, përmes pjesëmarrjes në debat, në emisione dhe prezantime publike, kështu që do të punojnë vetëm ato veprimtari të cilat janë të nevojshme për funksionim të pandërprerë të shtetit. Kur them funksionim të nevojshëm jo i të gjithë të punësuarve në këto veprimtari, por minimumi i punëtorëve të cilët janë të nevojshëm që të mund të kemi ne rrymë, të punojnë telefonat, të kemi ujë, grumbullimin e mbeturinave, mbrojtja shëndetësore, kujdesi ndaj personave në sistemin e mbrojtjes sociale…”, tha ministrja Shahpaska.

Sipas saj, kjo është zgjidhje ligjore e cila duhet të vendosë barazi ndërmjet jetës profesionale dhe private të punëtorëve sepse, siç theksoi, vetëm punëtorë të motivuar të cilëve u respektohen të drejtat e punëtorëve krijojnë produktivitet më të madh, ndërsa me këtë gjenerojnë kënaqësi edhe të punëdhënësve dhe progres në ekonominë e shtetit.

Related posts

Prej sot paraqitje për vaksinim edhe nëpër shtëpi

Z H

Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut

R Zh

Joveski: Qëndrimi i Prokurorisë ishte të mos pranohet garancia për Mijallkovin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More