Agjencia Zhurnal.mk.

Debate të ashpra me trajnerin, futbollisti i Kosovës largohet nga grumbullimi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21 është duke qëndruar e grumbulluar para ndeshjes e cila pritet të zhvillohet të martën kundër Republikës së Çekisë në udhëtim.

Përzgjedhësi i U21 siç duket nuk është duke pasur qetësi në hotelin ku janë duke qëndruar.

Gazeta “Sheshi” mëson se qendërmbrojtësi Leonat Vitija ka lëshuar hotelin pas debateve të ashpra me trajnerin Michael Nees.

Arsyeja e debatit dhe largimit mësohet se është mos-inkuadrimi në lojë në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësueses.

Lojtari i Skënderbeut ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për grup-moshat U17 dhe U19.

Kujtojmë që Vitija ka qenë lojtari kyç tek U21 kur trajner ishte Rafet Prekazi.

Related posts

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është  proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

Z.H

Arbnor Morina ishte në bisedime me Vëllaznimin, por kjo është arsyeja që marrëveshja ka dështuar mes palëve

Redaksia

Ganiu-Rexhepi: Pranohet aplikimi për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “Parashqevi Qeriazi” në Çair

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More