Agjencia Zhurnal.mk.

Debat publik për rrezikun nga korrupsioni gjatë dhënies së lejeve dhe licencave në fushën e transportit

Shkup, 7 dhjetor – Debat publik me temën “Rreziku nga korrupsioni gjatë dhënies së lejeve, vendimeve dhe licencave në fushën e transportit dhe zbatimit të mbikqyrrjes”, do të mbahet sot përmes platformës elektronike Zoom, në organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK).

 

“Aspirata për vlerat më të larta etnike dhe integriteti në një shoqëri, gjithmonë duhet të rezultojë me një qasje të barabartë te institucionet përgjegjëse dhe transparente dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Prandaj nevojitet të vendoset besim i qëndrueshëm dhe i arsyetuar i institucioneve, përmes shfrytëzimit efikas të resurseve publike dhe përforcim të kapacitetit dhe integritetit institucional. Megjithatë, nga ana tjetër jemi dëshmitarë të ekzistimit të shumë rreziqeve nga korrupsioni me theks të veçantë të ekzistimit të autorizimeve të gjera diskrecionale, veçanërisht në fushën e dhënies së lejeve, vendimeve dhe licencave, shpenzimi i mjeteve publike dhe keqpërdorimi i pozitave zyrtare në sektorin publik”, citojnë nga KSHPK.

Potencojnë se rreziqet nga korrupsioni në këtë fushë, mes tjerash janë detektuar edhe në Strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit dhe ndeshjes së interesave 2021-2025, e cila e inicon procesin dhe kërkon të njejtat të mënjanohen.

KSHPK vlerëson se procesi i dhënies së lejeve, vendimeve dhe licencave, veçanërisht në fushën e transportit, si pikë kontakti në sektorin privat dhe publik është nënshtruar dhe rrezikuar nga korrupsioni, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal, ndërsa i njejti shpesh herë është nga vlera jetike.

Në ngjarje, siç është paralajmëruar nga KSHPK, fjalime do të mbajnë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ministri i Punëve të Brendshme Oilver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë Doganore Sllavica Kutirov, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport Rufar Huseini dhe kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.

Related posts

Ndahet çmimi shtetëror “Shën Kliment i Ohrit” për vitin 2021

Redaksia

Predan: Kryesimi slloven me BE-në do të bëjë gjithçka që të zgjidhet çështja mes Shkupit dhe Sofjes

Z H

Teuta Arifi: Dhimbja është shumë e madhë kjo që ndodhi sonte në Tetovë (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More