Agjencia Zhurnal.mk.

Debat publik për propozim- strategjinë për barazi gjinore 2021-2026

Shkup, 24 dhjetor – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. E vetmja pikë e rendit të ditës është debati publik me temën “Propozim- strategjia për barazi gjinore 2021-2026”.

Janë parashikuar fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave Gordana Siljanovska-Davkova, Ivona Paunoviq-Bishevaq nga Zyra e KB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave (UN Women) dhe Svetlana Cvetkovska nga Sektori për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Strategjia për barazi gjinore është miratuar për një periudhë gjashtëvjeçare dhe është dokumenti i katërt strategjik në këtë fushë. Me strategjinë vendoset një kornizë gjithëpërfshirëse me aktivitete për të promovuar barazinë gjinore dhe statusin e grave. 

Related posts

Trotinetët vendin e kanë në trotuare dhe jo në rrugë, flet komandati i Policisë Rrugore Tetovë

Xh M

Kovaçevski – Edshtadler: Eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së

Z.H

Zaev: Falënderim për qytetarët të cilët e njohin rëndësinë nga zbatimi i suksesshëm i regjistrimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More