Agjencia Zhurnal.mk.

Debat publik për Draft – ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore

Shkup, 22 korrik – Përdorim të plotë dhe më racional të sipërfaqeve të punueshme, konsolidim të tyre dhe mundësi për investime më të mëdha. Këto janë disa nga qëllimet e parapara me Draft – ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore i cili sot është vendosur në debat publik.

 

Sipas tekstit të propozuar, do të përforcohet edhe gjendja financiare të pronarëve të ardhshëm të cilët kanë ndërtuar objekte mbi tokën bujqësore shtetërore. Ata do të mund të sigurojnë mjete shtesë përmes kreditimit (hipotekim të objekteve të tilla para institucioneve financiare).

Në ligj janë paraparë katër procedura për shitje të tokës bujqësore shtetërore: shpallje publike, thirrje publike, shitje të tokës të përcaktuar si tërësi teknologjike të një serre dhe tërësi teknologjike të oborrit afarist, si dhe shitje në procedurë për konsolidim.

Në debat publik fjalim do të mbajë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, pas çfarë do të vijojë diskutim. Të pranishëm do të jenë përfaqësues të shoqatave bujqësore, odave ekonomike, institucioneve të larta arsimore, grupe nënsektoriale nga Ministria e Bujqësisë, organizata joqeveritare, si dhe bujq.

Sipas Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, rreth 577.000 hektarë në vend janë klasifikuar si tokë e punueshme. Prej tyre, rreth 240.000 apo 41 për qind janë në pronësi shtetërore dhe të menaxhuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

“Njëzet vitet e kaluara në funksion janë vënë rreth 130.000 hektarë nga gjithsej 240.000 hektarë të disponueshëm. Mbi 100.000 hektarë janë të papunueshme dhe të lëna pas dore. Me këtë ligj do të mundësohet që hapësirat e këtilla të vihen në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe rritje të prodhimit bujqësor”, thonë për MIA-n nga MBPEU-ja.

Related posts

Mariçiq-Mengini: Ligji i ri mbi origjinën e pronës do të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias

N E

Zaev: Prej kandidatëve varet nëse do të mbështesim ndonjë parti politike në zgjedhje

Z H

Ditë zie sot në tri shtete: Në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More