Agjencia Zhurnal.mk.

Debat për sundimin e së drejtës dhe reformat në sistemin gjyqësor në Forumin Ministror BE – Ballkani Perëndimor

Shkup, 27 tetor –  Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga është nikoqir i sesionit të sotëm të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme që po mbahet në Shkup, nën patronatin e Presidencës spanjolle me Bashkimin Evropian.

Sesioni sot u hap me fjalimet e ministrit Lloga, ministres së Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës María Pilar Lope Kuenka dhe komisarit  Didier Rajnders, ndërsa po diskutohet për sundimin e së drejtës dhe reformat në sistemin gjyqësor.

Në kuadër të sesionit theksi është vendosur në përforcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe për rëndësinë dhe kontributin e projekteve rajinale në zbatimin e reformave kyçe në gjyqësor, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.

Fokusi i sesionit të ardhsh[m do të jetë në aksionin e përbashkët për agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe aktiviteteve të përbashkëta koordinuese që i zbaton EUROJUST.  

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy