Agjencia Zhurnal.mk.

Debat në Komisionin për Zgjedhjet, Partia Socialiste braktis mbledhjen

Partia Demokratike ka depozituar ne parlament kerkesen per ngritjen e nje komisioni per reformen zgjedhore. Nje vit pas marreveshjes se 5 qershorit, opozita synon te nise edhe njehere punen per kornizen ligjore te zgjedhjeve, duke perfshire tek objekti i punes se komisionit edhe ndryshimet ne kushtetute.

 

Synimi i PD eshte qe reforma te ece paralelisht me hetimin e zgjedhjeve te 25 prillit, por Komisioni Hetimor per kete ceshtja vazhdon te deshtoje. Edhe sot, demokratet dhe socialistet nuk arriten te binin dakord as per rendin e dites, debat qe coi ne largimin e PS nga mbledhja

Me largimin e socialisteve, kryetari Enkelejd Alibeaj vendosi te vazhdonte mbledhjen, edhe pse i mungonte kuorumi. Ky ishte moment kur nisi nje tjeter debat mes opozites dhe administrates se Kuvendit, nese parlamenti duhet te vazhdonte apo jo te transmetonte pamje per mediat. Drejtoresha e Sherbimeve, Lefterie Lleshi u perplas me kreun e komisionit Alibeaj, por ky urdheroi nxjerrjen jashte te saj nga sherbimet e gardes.

Kuvendi e nderpreu sinjalin e komisionit, dhe kryetari Alibeaj paralajmeroi se do te kallzoje penalisht te gjithe punonjesit e Kuvendit qe vendosen te mos transmetonin komisionin per mediat.

Me pas, anetaret e opozites ne Komisionin Hetimor per zgjedhjet rreshtuan parregullsite qe sipas tyre pati ne procesin e 25 prillit./vizionplus

Related posts

Shqipëria në lojërat Olimpike në Tokio, Rama ia dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas: Program dedikuar sportit në mandatin e tretë

D V

Shqipëri, 9 vatra aktive zjarri në sipërfaqet pyjore

D V

1 milion e gjysmë vaksinime të kryera në total kundër COVID, Rama thirrje: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More