Agjencia Zhurnal.mk.

Debat me temë “Çfarë modeli zgjedhor na duhet për demokraci më të fuqishme?”

Shkup, 15 shtator – Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP) dhe Klubi për çështje rinore dhe politika sot organizojnë debat në Kuvend in e Republikës së Maqedonisë së Veriut në temën “Çfarë modeli zgjedhor na duhet për demokraci më të fuqishme?”.

 

Siç parajamëruan organizuesit, në debat do të diskutojnë mbi 30 alumnistë të rinj nga NDI, IRI, IFES, Ambasadorët e rinj evropianë, si dhe aktivistë rinorë të Këshillit euroatlantik, Lidhjes rinore, Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe IDUEP.

“Temë dhe ide kryesore e ngjarjes është ndarja e mendimeve personale, qëndrimeve dhe ekspertizës nga ana e të gjithë të pranishmëve, me çka në mënyrë inkluzive dhe përmes komunikimit demokratik do të bisedohej për nevojën për ndryshim të modelit zgjedhor dhe si do të dukej ai i krijuar përmes perspektivës së të rinjve”, thonë organizuesit.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të IDUEP për ta cekur nevojën e debatit të argumentuar publik për tema të rëndësishme shoqërore ku fjalën kryesore do ta kenë të rinjtë si kreatorë të tanishëm dhe të ardhshëm të politikave, ndërkaq është e para nga seria që do të organizohen së bashku me Klubin kuvendor për çështje dhe politika rinore

Related posts

Buçkovski thotë se me Bullgarinë ka qenë afër zgjidhja e përbashkët

D V

Kovaçevski: Një mijë denarët shtesë, mbështetje për të gjithë pensionistët në kohë krize

D V

Katër institucione të arsimit të lartë do ta vendosin edukimin mediatik në programin mësimor

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More