Agjencia Zhurnal.mk.

Debat i komisionit për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis të jetesës

Shkup, 28 dhjetor – Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot mban seancë në të cilën në rend dite janë dhjetë pika. Në rend dite të seancës u gjetën Propozim-ligji për plotësimin dhe Ligjit për mjedis të jetesës në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis të jetesës, në lexim të dytë.

 

Rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis të jetesës në lexim të dytë, u parashtruan katër amendamente, prej të cilave dy u tërhoqën nga deputetët e RDM-së Maja Moraçanini, derisa dy të tjerat u miratuan.

Duke e elaboruar amendamentin e parë, deputeti Nenad Kociqi tha se ai është me qëllim të harmonizimit të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mjedis të jetesës me ligjin për kundërvajtje të cilat kanë të bëjnë me kompetencën për zhvillimin e procedurës kundërvajtëse pr kundërvajtje të kryera nga persona fizikë për të cilët është paraparë gjobë në vlerë më të lartë se 250 euro në kundërvlerë të denarit.

Deputetja Moraçanini kërkoi menjëherë pas festave të hapet diskutimi rreth ligjit për kundërvajtje i cili, siç tha, tashmë dy vjet është në Kuvend.

Moraçanini propozoi që të bëhet një tekst i konsoliduar të këtij ligji ppër mejdis të jetesës, sepse, siç tha, është ndryshuar 15 herë.

Në seancë u konstatua Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mjedis të jetesës, të dërgohet në lexim të dytë.

Related posts

Zaev – Ahmeti – Kovaçevski: Koalicioni qeveritar është stabil, e aftë për të zgjidhur sfidat me Bullgarinë

D V

Visar Ganiu mori çertifikatën për drejtimin e komunës së Çairit për edhe katër vitet e ardhshme

Z H

Nikollovski dhe Acevski: Bashkëpunimi me ESHR-në është I rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More