Agjencia Zhurnal.mk.

De Zerbi vjen me një deklaratë interesante për Klopp: Një nga trajnerët më të mirë në botë

Brighton dhe Liverpool kanë luajtur baras në një ndeshje spektakolare të dielën pasdite.

Ka qenë një spektakël në Ligën Premier me dy skuadrat që kanë realizuar nga dy gola dhe rezultati përfundimtar ishte 2-2.

Ishte një moment diskutabil në ndeshje, ku trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi ishte i nervozuar që nuk u rishikua VAR dhe Klopp u afrua ta qetësonte atë.

“Unë e dua Klopp. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Kam një respekt të madh, e konsideroj një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“Më pëlqen sjellja e tij. Kur ai thotë diçka, 99 për qind të rasteve jam dakord me të”, deklaroi De Zerbi.

De Zerbi thotë se mendon që u dëmtuan me një penallti në përballje ndaj Liverpoolit dhe ai ishte momente që shpërtheu.

“Në atë situatë, mendoj se kishte një penallti të pastër. I thashë gjyqtarit, mendoj, në një mënyrë të mirë atë që kam menduar në këtë moment”.

“Unë mendoj se kishte një penallti, por nuk kishte një faull nga Trent Alexander-Arnold për goditjen e lirë kur shënuam golin e dytë. Unë jam i sinqertë. Jurgenit i thashë mendimin tim”, tha De Zerbi. 

Related posts

Derbi spektakolar në Strugë pa fitues, por me katër gola

Xh M

Real Madridi mund të ndryshojë qëndrim për të ardhmen e Arda Gulerit

D V

Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy