Agjencia Zhurnal.mk.

Dasmat në Strugë/ Dënim për personat që gjuajnë me armë zjari

Strugë, 1 Gusht – Në kulmin e verës, një numër i madh i mërgimtarëvë nga diaspora kthehen në vendlindje dhe organizojnë festa familjare, ku nuk mungojnë gjuajtjet me armë si pjesë e gëzimit.

Më kritike është gjendja në fshatrat e Strugës ku edhe ka më pak kntrolle. Nga policia e Strugës njoftojnë se do të ketë kontrolle më intensive në terren për parandalim dhe sanksione.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë një synim të tillë që të heqin dorë, të mos rrezikojnë pjesëmarrësit e festave familjare. Festimet familjare duhet t’i festojnë pa armë dhe çdo lëndë tjetër piroteknike që duan të përdorin duhet t’i raportojnë në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër”, u shpreh zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme Stefan Dimoski.

Të shtënat janë në kundërshtim me Ligjin për Kundërvajtje dhe gjoba varion nga 200 deri në 500 euro. Në varësi të pasojave, të shtënat mund të jetë vepër penale e dënueshme nga një deri në pesë vjet burg. Në Strugë ndër vite ka pasur raste të lëndimeve nga armët.

Related posts

E Premtja e Madhe – 22 prill ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

I.A

“Eurothink”: 63% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Redaksia

Në Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 1 orë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More