Agjencia Zhurnal.mk.

Dashtevski: Zgjedhjet kaluan qetë dhe në atmosferë korrekte dhe demokratike

Shkup, 1 nëntor – Konsideroj se dita e djeshme zgjedhore ka kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike ku lirshëm është shprehur vullneti i secilit votues, ka deklaruar sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

 

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për siç tha, “nivelin e lartë të vetëdijes demokratike që ka dëshmuar dje, por edhe organeve zgjedhore për punën profesionale dhe respektimin e Kodit zgjedhor, mediave për raportin profesional dhe raportimin për zgjedhjet, pjesëmarrësve në zgjedhje dhe kandidatët për krijimin e terrenit për ballafaqim korrekt të vëzhguesve ndërkombëtar dhe vendor për kontributin e ambientit demokratik ku zhvillohen zgjedhjet dhe respektimin e kodit për vëzhgim”.

“Zgjedhjet kanë qenë më ndryshe nga ato të mëparshme pasi para nesh kishte një detyrë më tjetër, vendosjen me sukses të teknologjisë për identifikim biometrik të votuesve. KSHZ dhe të gjithë aktorët kanë qenë para një sfide të madhe. Ky obligim ligjor për vendosjen e teknologjisë biometrike për herë të parë paraqiste privilegj të madh, por edhe përgjegjësi të madhe. Përdorimi i sistemeve biometrike në procesin zgjedhor mundëson përballje me sfidat përfshirë zbatimin e parimit një votues një votë që është e domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, korrekte dhe transparente”, ka thënë Dashtevski në konferencën e sotme për shtyp ku KSHZ duhet t’i japë rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve.

Related posts

Ndërpritet transporti publik në Tetovë!

Z H

Analizë e raportit të KE-së/ BE-ja ende nuk është e kënaqur plotësisht me reformat në Maqedoni

N E

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More