Agjencia Zhurnal.mk.

Dashtevski: Jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Shkup, 9 tetor – Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski.

Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet.

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M