Agjencia Zhurnal.mk.

Dardanet U19 pësojnë humbje nga Kroacia në ndeshjen vendimtare të grupit

 

Pas fitoreve ndaj Letonisë dhe Lihtenshtajnit, Dardanet U19 kanë pësuar humbje nga nikoqirja e ndeshjeve të këtij grupi, Kroacia, me rezultat të ngushtë 1:0.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e realizoi Barbara Zhivkoviq, në minutën e 36-të.

Në vazhdim të ndeshjes përkundër përpjekjeve maksimale për të barazuar rezultatin vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk ia arritën qëllimit, duke i  mbyllur këto kualifikime me 6 pikë në pozitën e dytë, teksa Kroacia e siguroi kalimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në fazën e radhës kualifikuese.

Kalimin tutje e siguron edhe vendi i dytë më i mirë nga gjashtë grupet e Ligës B.

 

Related posts

Një punonjës policie me një “Skoda Yeti” goditi një këmbësor dhe e plagosi rëndë

N E

Javën e kaluar me Covid u infektuan gjithsej 130 qytetarë, nuk vdiq asnjë

Z.H

Ndeshje të zjarrta zhvillohen sot në Ligën e Parë, shtatë sfida janë në program

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More