Agjencia Zhurnal.mk.

Dardanet U19 fitojnë edhe në ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2022

Në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në Ligën B, Dardanet U19 kanë shënuar fitore ndaj Lihtenshtajnit, me rezultat 2:1.

Të dy golat për Kosovën i shënoi Fortesa Berisha (5’ dhe 65’). Kjo është fitorja e dytë e vashave të drejtuara nga Kushtrim Munishi, pasi në ndeshjen e parë e kishin mposhtur Letoninë (3:0).

Ndeshjen e fundit në grup Kosova e luan ndaj Kroacisë më 25 tetor, që do të jetë përcaktuese për kualifikim në Ligën A (fazën e dytë të kualifikimeve), pasi kalimin tutje e sigurojnë vetëm fituesit e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë nga gjashtë grupet e Ligës B.

/Gazeta Olle/

Related posts

“Ujësjellësi” i Shkupit dhe BERZH nënshkruan marrëveshje për grant prej miliona eurove

D V

Gërkovska: Letërnjoftimi digjital do të ulë korrupsionin

Xh M

Rron Broja tregon arsyen pse zgjodhi Dritën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More