Agjencia Zhurnal.mk.

Danella Arsovska emëron drejtor ish agjentin e shërbimit sekret

Shkup, 13 janar – Vetëm dhjetë ditë pasi kryetarja e Shkupit Danela Arsovska emëroi Filip Pas’hu si u.d. drejtor i NP “Parkingu i qytetit”, është shkarkuar nga detyra. Nga sot, u.d. drejtor i ndërmarrjes është Bojan Hristovski, i cili deri më tani ka qenë i punësuar në MPB.

 

Nga kabineti i Arsovskës thonë se Pas’hu ishte vetëm zgjidhje e përkohshme.
“Filip Pashu nuk është shkarkuar, është emëruar në funksionin e u.d. drejtor si zgjidhje e përkohshme për respektimin e afateve. Ai do të ketë angazhim me një pozicion të ri në Qytet. Ndërmarrja ka drejtor të ri, Bojan Hristovskin”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Pas’hu u emërua në këtë funksion më 31 dhjetor dhe as atëherë në njoftimin e Qytetit nuk thuhej se ishte një zgjidhje e përkohshme, por thuhej se është emëruar ushtrues i ri detyre drejtor në NP “Parkingu i Qytetit”.
“Pas’hu është magjistër në ekonomi, me përvojë shumëvjeçare në menaxhimin e projekteve të shumta të fondeve USAID, DFID, IPA të Bashkimit Evropian. Ai ka pasur përvojë edhe nga pozita e drejtorit joekzekutiv të SHA “Energetika” Shkup, ka qenë zëvendësdrejtor i “Prkingu i Qytetit”, si dhe kryetar i Këshillit drejtues në njëjtën ndërmarrje”, thuhej në komunikatën e 31 dhjetorit të Qyteti i Shkupit.

Kurse drejtori i ri Hristovski është ish agjent kundërzbulues në shërbimin sekret të Maqedonisë së Veriut, i përjashtuar nga ky shërbim pasi ka mbetur pa certifikatë sigurie, shkruan Zhurnal. Babai i tij me një rast ka deklaruar se certifikata e sigurisë i është marë Hristovskit për shkak të pjesëmarrjes në protestat undër ndryshimit të emrit.

Related posts

Spano për paragjykimet për Sofjen: Çdo anëtar i KE-së është i obliguar që me Konventën t’i zbatojë vendimet e Gjykatës

Z H

Pendarovski: Nëse një gjeneratë e humb besimin në drejtësi, ajo e ka humbur besimin në shtet

D V

Mickoski: Ndryshime të mëdha do të vijnë pas zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More