Agjencia Zhurnal.mk.

Danimarka pezullon marrëveshjen për të burgosurit me Kosovën

Danimarka e ka pezulluar marrëveshjen për burgjet me Kosovën.

 

Financimi është problemi kryesor për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sipas mediumit danez Ekstra Bladet, burim i financimi të kësaj marrëveshje është një TVSH që qeveria daneze planifikonte të vendoste për kuturën.

Por, kjo nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme në kuvend.

Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.

Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qera 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.

Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.

Marrëveshja ishte përcjell me reagime nga shoqatat për të drejtat e njeriut.

Related posts

Sveçla: Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje

D V

Sot protestohet edhe në Tiranë e Shkup për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares

Z.H

KQZ-ja kërkon nga Qeveria pezullimin e orës policore për të shtunën dhe të dielën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More