Agjencia Zhurnal.mk.

“Danimarka mbështet Shqipërinë”, Mazi prezanton në Kopenhagen progres raportin e KE

Danimarka mbeshtet plotesisht miratimin e kuadrit negociues te Shqiperise, me bindjen qe zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perendimor eshte zgjedhja e duhur ekonomike dhe gjeostrategjike per Bashkimin Evropian.

 

Ky mesazh mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE u përcoll gjatë takimeve që Kryenegociatori i Shqiperise per integrimin ne BE, ambasadori Zef Mazi, zhvilloi diten e djeshme ne Kopenhagen (Danimarke).

Ai zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme te Parlamentit te Danimarkes si dhe anetar i Presidiumit te Keshillit Nordik, z. Bertel Haardel, me Nen-Kryetarin e Komitetit Parlamentar per Ceshtjet Evropiane dhe zgjerimin e BE, z. Henrik Møller, me anetarin e ketij komiteti, z. Christoffer Aagaard Melson, si dhe me Zevendes Sekretarin e Pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OSBE, z. Gustavo Pallares.

Pala daneze theksoi se BE duhet te gjeje forcen dhe vullnetin politik qe te marri vendimin per hapjen teknike te negociatave dhe zhvillimin sa me pare te Konferences se pare Nderqeveritare.

Shqipëria sipas palës daneze duhet të vazhdojë punën e mirë të nisur në kuadër të proceseve reformuese.

Gjate tre takimeve te zhvilluara Kryenegiciatori Mazi paraqiti nje pasqyre te gjere dhe te hollesishme te progresit te Shqiperise ne rrugen e reformave me nje numer te gjere fushash.

Mazi theksoi ecurine ne reformen ne drejtesi, perfshire procesin e veting-ut, progresin ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar, imigracionit, pastrimit te parave si dhe ne fusha te tjera, dhe kerkoi nga mikpritesit njohje te progresit te bere dhe mbeshtetje per rrugetimin drejt BE.

Pjese e diskutimve ishte dhe prezantimi i gjetjeve kryesore te progres Raportit te KE “Shqiperia 2021”.

Kryenegociatori theksoi njohjen institucionale, kete here me shkrim, te Komisionit Evropian se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kushtet dhe kerkesat per uljen per Konferencen e Pare Nderqeveritare.

Kryenegociatori beri nje prezantim te detajuar te pikave kryesore te raportit duke theksuar faktin qe ne asnje nga pikat e vleresimit Shqiperia nuk kishte njohur perkeqesim gjate vitit te fundit.

Related posts

Rama pranon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

D V

SPAK vijon me arrestimin e zyrtarëve për korrupsion në Shqipëri

D V

Vuçiq poston foto nga darka me Ramën në Beograd: Miqësia jonë është për të ardhmen e tërë rajonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More