Agjencia Zhurnal.mk.

Daniel Lorer: Interes kombëtar bullgar është Republika e Maqedonisë së Veriut të hyjë në BE

Shkup, 3 janar – Interesi kombëtar bullgar është që Republika e Maqedonisë së Veriut të kyçet ndaj Bashkimit Evropian, rruga në të cilën hapi i ardhshëm është fillimi i negociatave me Shkupin. Hapja e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë qëllimi kryesor për diplomacinë bullgare, deklaroi ministri bullgar i Inovacioneve, Daniell Lorer për BNR.

 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Lorer theksoi se interesi kombëtar bullgar është edhe Bullgaria të shndërrohet në një shtet jashtëzakonisht të pasur dhe të drejtë social, i cili është i rrethuar me fqinjë të tillë.

Ministri bullgar i Inovacionit theksoi se për fqinjët e Bullgarisë rruga drejt pasurisë dhe drejtësisë sociale kalon përmes anëtarësimit në BE.

“Me një dialog të vazhduar dhe pozitiv me palën maqedonase do të arrihen kushtet, jo vetëm historike, por edhe ekonomike, akademike, por edhe kulturore për lidhjet midis dy shteteve. Kjo duhet të ndodhë që të ndihet secila nga dy palët larg më e sigurt në atë dialog”, theksoi Lorer.

Ai, për deklaratën e Slavi Trifonov, Bullgaria t’i lejojë hyrje Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, nëse SHBA-ja i heqin vizat për qytetarët bullgarë dhe vendi bëhet menjëherë të bëhet anëtar i zonës Shengen, tha se mendimi i Trifonov është interesant, sepse në atë mënyrë ai lidh një kontest bilateral me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në

Related posts

Boçvarski në inspektim të ndërtimit të fazës së dytë të rrugës ekspres Shtip-Radovish

D V

Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me kompanitë me prodhim teknologjik-avancues

D V

Tërmeti shkund jugun e vendit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More