Agjencia Zhurnal.mk.

“Dancing With The Stars”, cili është konkurrenti i radhës që la garën?

“Dancing With The Stars” është kthyer tashmë në një nga programet më interesantë të të premteve, që prodhon jo vetëm spektakël, por edhe shumë debate e diskutime, e sigurisht në fund edhe eliminime.

 

Pjesë e këtij spektakli kërcimi janë bërë disa personazhë VIP, të cilët tashmë duket se tashmë po përjetojnë ‘ethe’ çdo të premte, pasi rrethi sa vjen e ngushtohet dhe kanë mbetur edhe shumë pak konkurrentë në garë.

Mbrëmjen e kaluar, ata sollën performanca shumë të veçanta, duke marrë jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësime të larta edhe nga juria e këtij spektakli. Por, pas të gjithë performancave, sipas rregullit të spektaklit, duhet të kishte edhe një të larguar.

Në fund, mes çifteve Deborah & Niko dhe Julka & Silvester, publiku dhe juria vendosi që të përfundojë rrugëtimin sportistja e njohur, Deborah Keçi.

Pas eliminimit të saj nga gara, Deborah tha: Nuk e kam menduar asnjëherë që do të kërceja në skenë të tillë, aq më tepër që do të vija në javën e shtatë. Faleminderit jurisë, konkurrentëve, Nikos, ju dua shumë”

Related posts

Motra e Katie Price flet për aksidentin e tmerrshëm të modeles: Ajo mund të kishte vrarë ndonjë, ose mund të kishte vrarë veten

D V

Ishte kundër vaksinës, ndërron jetë nga COVID-19 këngëtari Marcus Birks

D V

Sinan Hoxha: U futa dhe në borxh gjatë pandemisë për të kaluar muajt

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More