Agjencia Zhurnal.mk.

Damian Gjiknuri: Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i sapo zgjedhur, Damian Gjiknuri ka reaguar pas seancës së kësaj të premte ku falënderon të gjithë mbështetësit e PS-së.

 

Gjiknuri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar sukses për të gjithë anëtarët e Kuvendit të ri dhe ka bërë me dije se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai është shprehur se Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë

“Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.

Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Gjiknuri.

Related posts

Çfarë mrekullie e natyrës, Rama tregon rrugën e re të Thethit me pamjet të jashtëzakonshme në këto ditë vjeshte

D V

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Santos: “Open Balkan”, nismë që s’ka lidhje me BE

D V

Mashtrimi kompjuterik me vlerë 4 milionë euro, zbardhet skema

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More