Agjencia Zhurnal.mk.

Dallku: VAR-i e ndihmon futbollin, por Dukagjini po dëmtohet shumë

Dukagjini ka barazuar pa gola në terren të vet me Ballkanin, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku, është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.

“Normalisht pika ndaj konkurrentit kryesor për të fituar titullin është shumë mirë. Ishte një ndeshje ku të dyja ekipet po frikësoheshin nga njër tjetra”.

“Puna e kartonave të kuq na bënë të shqetësohemi. Nuk e di, maksimumi aty ishte vetëm një karton i verdhë. VAR-i sigurisht që ndihmon në zhvillimin e futbollit, por vetëm kundër nesh është duke përdorur ndryshe”.

“Nuk jam i kënaqur me grumbullimin e pikëve deri tash, por fazën e dytë e filluam në mënyrë pozitive ndaj një pretendetit që është për titull. Do tentojmë që të marrim në çdo ndeshje pikë të plota. Me dy-tre përforcime duhet të arrijmë objektivat tona, të cilat nuk përfshijnë fitimin e Superligës apo fitimin e Kupës”, tha trajner për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Related posts

Ademi uron Ballkanin për kalimin në grupe të Ligës së Konferencës

Redaksia

Forum Maqedonia e Veriut-Gjermani “30 vjet pavarësia e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci”

D V

Të Hënën kordinim në Parlament për Propozimin francez, pastaj caktohet seanca

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More