Agjencia Zhurnal.mk.

Dallku thotë se Dukagjini mund t’i merrte pikët e plota ndaj Gjilanit, ka një mesazh për gjyqtarët

Takimi i zhvilluar në Gjilan përfundoi pa gola, por rastet nuk munguan për asnjërën palë, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Amend Dallku është shprehur i kënaqur me futbollistët e tij, por thekson se arbitrat duhet të kenë më shumë kujdes.

“Në bazë të asaj që u kriju brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”, tha fillimisht Dallku për Art Sport.

“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po behemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot poashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faul, as karton i kuq. Arbitrat duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”, përfundoi Dallku.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh.

/Gazeta Olle/

Related posts

EMV do të shpallë se kush është paraqitur në tenderin për furnizim me gaz natyror

Xh M

Tupançeski pret në Kuvend mbështetje për zgjidhjet e propozuara të cilët janë me interes publik

Xh M

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More