Agjencia Zhurnal.mk.

Dallku: Jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve, kundërshtari nuk bëri asgjë përveç dy penalltive

Gjilani ka triumfuar ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku u akorduan tri penallti.

Gerhard Progni realizoi dy gola për vendasit, teksa Mentor Zhdrella ishte shënues për ekipin nga Klina.

Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur duke thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin.

Klinasit zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar shumë raste shënimi, por pa arritur të gjenin edhe golin e dytë.

“Është një humbje shumë e dhimbshme duke pasur parasysh lojën që treguam në fushë”.

“Kundërshtari nuk bëri asgjë, përveç dy penalltive”, tha Armend Dallku për Art Sport pas ndeshjes.

“Ne krijuam raste, qëlluam shtyllën dhe luajtëm shumë mirë. Gradualisht po luajmë mirë dhe jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve”.

“I kënaqur me angazhimin por jo edhe me rezultatin, por unë besoj në këtë ekip dhe pres që të kthehemi te rezultatet pozitive. Po ashtu, edhe fati nuk po është në anën tonë por unë jam optimist i madh se do t’i kthehemi rezultateve pozitive”, është shprehur Dallku.

Related posts

Rekord historik/ Në vitin 2022 u shkatërruan 10 ton drogë dhe 12 grupe kriminale

Z.H

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të komunës Studeniçan dhe Gazi Babë

Z.H

Geer: Sofje – Shkup dhe Rusi – Ukrainë janë raste krejtësisht të ndryshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More