Pandemia e Covid-19 ka më shumë se 1 vit që ka bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve në mbarë botën ndërsa mbetet ende mister se si lindi sëmundja që mori miliona jetë.
Pamjet e publikuara së fundmi kanë rikthyer sërish dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.
Bëhet fjalë për një filmim ekskluziv të Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.
Filmimi ekskluziv i Sky News Australia shton edhe një herë dyshimet për origjinën e koronavirusit.
Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.