Agjencia Zhurnal.mk.

Daja: Udhëtim i vështirë, fati ishte në anën tonë

Ballkani ka triumfuar në derbin e xhiros së 20-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kanë mposhtur në udhëtim Prishtinën në një ndeshje që zgjati 110 minuta, ku pamë dy kartëon të kuq e dy penallti për secilën nga një.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 0-2 falë golave nga Ermal Krasniqi dhe Mevlan Zeka.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur me fitoren e arritur.

“Sigurisht, ishte një udhëtim i vështirë pasi dihet pozicionin që ka Prishtina. Është një ekip i fortë dhe është kampion në fuqi”.

“Kishim vështirësi në pjesën e parë. Duke parë kundërshtarin dhe mungesat që kishim, e kishim të vështirë. Fati ishte në anën tonë. Në penalltinë e bërë nga Lumbardh Dellova ndryshoj ndeshja, por karakteri i futbollistëve u shpreh më së mirë pasi e vumë në vështirë kundërshtarin”.

“Kemi ndryshuar lojën pas largimit të Dellovës dhe vendosëm të luajmë në të dy krahët. Kjo ishte ajo që nga bëri të ndryshonim mënyrën e lojës dhe të arrijmë golin”, ka deklaruar Daja.

Pas kësaj fitore Ballkani merr pozitën e parë në renditje me 39 pikë sa ka edhe Gjilani e dyta. /Gazeta Olle/

Related posts

Taravari takohet me ambasadoren e Kroacisë në vend, Nives Tiganj

Z.H

Funksioni i sistemit gjyqësor, ja çfarë shkruan në Raportin e KE-së

Redaksia

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar 11 zjarre në fshatra të ndryshëm në Kumanovë dhe në Likovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More