Agjencia Zhurnal.mk.

Dafina Zeqiri thotë se të gjitha fitimet nga albumi “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

Dafina Zeqiri po vazhdon me mesazhe ndërgjegjësimi në Instagram.

 

Dafina Zeqiri cilësohet si njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare e cila është aktive në muzikë tash e 10 vite.

Këngëtarja është aktive në rrjete sociale ku edhe ndan imazhe nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Ajo së fundi ka lajmëruar fansat e saj se të gjitha fitimet nga albumi i saj i ri “Dafinë Moj”, do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit në qytete të ndryshme të Kososvës.

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren”, shkroi Dafina në mbishkrimin e fotografisë./Lajmi.net/

Related posts

Rita Ora fiton çmimin “British Artistic Icon Award”, paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

D V

Fifi kërkon falje për herë të dytë për nënçmimin ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP

D V

Aktorja Megan Fox mahnit me paraqitjen, shfaqet plotë stil

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More