Agjencia Zhurnal.mk.

Cyril Ngonge shënon një gol të jashtëzakonshëm në stilin ‘Scorpion’, kandidati kryesor për tu shpallur më i miri i vitit

Kampionati holandez vazhdon të jetë njëri nga më atraktivit në Evropë, ku nuk mungon spektakli në asnjë ndeshje.

 

E këtë fundjavë është shënuar goli i vitit në Eredivisie dhe ndoshta edhe në gjithë botën.

Sulmuesi i talentuar holandez i Groningen, Cyril Ngonge është përkujdesur për ta shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj AZ Alkmaar.

21-vjeçari ka shënuar gol në stilin ‘Scorpion’, gol që është bërë viral në rrjetet sociale.

Mediat holandeze e kanë cilësuar si golin më të mirë të sezonit deri më tani në Eredivisie, derisa është edhe kandidati kryesor për çmimin ‘Puskas’ si më i miri i vitit.

Kujtojmë që në vitin 2017, goli nga Olivier Giroud në stilin e njëjtë ‘Scorpion’ kishte fituar çmimin ‘Puskas’. 

Related posts

Roma luan për rezultat pozitiv ndaj Cagliarit – formacionet bazë

D V

Jose Mourinho nuk i ndalon kritikat ndaj Luke Shaw edhe pas humbjes së Anglinë në finale ndaj Italisë

D V

Hendboll: Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More